Vite Inovacion
Çfarë është
Të shijosh një film nën qiellin e hapur, mes gjelbërimit dhe atmosferës së qytetit, është një eksperiencë që prej vitesh është bërë pjesë e verës në metropolet më të bukura të botës. Open Air Tirana e solli këtë frymë edhe në Tiranë, duke krijuar një hapësirë ku kinemaja, kultura dhe argëtimi bashkojnë njerëzit. Nga magjia e mbrëmjeve pranë Liqenit Artificial, te atmosfera urbane e Resë, e deri te edicioni i këtij viti në ambientin e veçantë të Vilës së Enverit, Open Air Tirana vazhdon të udhëtojë nëpër vende ikonike të kryeqytetit, duke i transformuar ato në skena të hapura të filmit dhe eventeve. Më shumë se një kinema verore, Open Air Tirana është një eksperiencë sociale dhe kulturore – një vend për t'u takuar, për t'u çlodhur dhe për të ndarë emocione përmes filmit, muzikës dhe eventeve në natyrë. Një ekran. Një qytet. Netë vere nën yje.
Çdo vit përmirësojmë gjithçka për një eksperincë unike.
Ne vitin 2023 u shitën 17'580 bileta me një kapicitet prej 300 puftesh. Ishte një eksperiencë më e mirë për të gjithë pasi lokacioni i ri ishte më i mirë, ekrani u investua më cilësor, dysheqet, ambienti u organizua më i bukur, qetësia e pemëve krijonë një kinema me audio shumë më të mirë outdoor, u implementuan më shumë lojra etj.
Vite Eksperincë
Filma në sezon
Pufte
Bileta në muaj
Open Air Tirana
Open Air Tirana
* Sunset Music
Përpara fillimit të filmit në Open Air Tirana ka muzikë për të shijuar perëndimin e diellit dhe muzgun.
* Pije & Ushqime
Burgers, Hot Dogs, Finger Food, Ice Cream, Cocktails etj.
* Lojrat
Darts, Beer Pong, Card Games etj.
* Filmat
Filma të projektuar në ekran të madh si dhe atmosferë e ngrohtë me dritat e verdha.
* Pamja
Shtrirë në puftet tona mund të shijohet dhe pamja që nata ofron. Një qiell plot me yje.
© Copyright 2024 by codeIT
WhatsApp us