Bileta për të hyrë në kinemanë e hapur të Open Air kushton 300 lekë.
Pijet dhe ushqimi nuk përfshihen në tarifë.
OpenAir nuk mban rezervime përveç organizimit të eventeve në grupe të mëdha.
Për të parë filmin ju sugjerojmë të vini 30/40 min para që të gjeni vend.
Nuk lejohen ushqime dhe pije nga jashtë. Brenda Open Air gjeni larmishmëri ushqimesh të shpejta dhe pijesh të cilat mund t’i blini tek banaku i shërbimit.
Në Open Air mund të organizohen shumëllojshmëri eventesh. Në varësi të numrit të grupit mund të bëhet rezervim pjesor i ambientit ose komplet mbyllje për event privat. Për rezervim eventi na shkruani në kontakt.
Filmat janë të përkthyera me titra shqip.
Në rast filmash të animuar janë të dubluar në gjuhën shqipe.
Në netë të caktuara jepen dhe filma shqiptar të cilët publikohen çdo javë në kalendarin e Open Air.
Lokacioni i ri i Open Air Tirana ndodhet në zemër të Bllokut, në një prej hapësirave më të veçanta të kryeqytetit, pranë ish-Vilës së Enver Hoxhës – Vila 31 x Art Explora.
Lehtësisht i aksesueshëm nga të gjitha drejtimet e Tiranës dhe vetëm pak hapa larg pikave më të frekuentuara të Bllokut, lokacioni i ri sjell një atmosferë unike ku kinemaja nën yje takohet me historinë, kulturën dhe jetën urbane të qytetit.
Për të ardhur direkt te Open Air Tirana, klikoni linkun e Google Maps për direksione.
LOKACIONI
Open Air Tirana funksionon 20 orë në ditë.
Gjatë ditës Open Air Tirana është i hapur për aktivitite shtesë të organizuara nga ne.
Open Air Tirana qëndron hapur deri ne 03:00 të mëngjesit.
© Copyright 2024 by codeIT
WhatsApp us