0

Vite Inovacion

Çfarë është

Kinemaja e OpenAir?

Të shijosh një film nën qiellin e hapur, mes gjelbërimit dhe atmosferës së qytetit, është një eksperiencë që prej vitesh është bërë pjesë e verës në metropolet më të bukura të botës. Open Air Tirana e solli këtë frymë edhe në Tiranë, duke krijuar një hapësirë ku kinemaja, kultura dhe argëtimi bashkojnë njerëzit. Nga magjia e mbrëmjeve pranë Liqenit Artificial, te atmosfera urbane e Resë, e deri te edicioni i këtij viti në ambientin e veçantë të Vilës së Enverit, Open Air Tirana vazhdon të udhëtojë nëpër vende ikonike të kryeqytetit, duke i transformuar ato në skena të hapura të filmit dhe eventeve. Më shumë se një kinema verore, Open Air Tirana është një eksperiencë sociale dhe kulturore – një vend për t'u takuar, për t'u çlodhur dhe për të ndarë emocione përmes filmit, muzikës dhe eventeve në natyrë. Një ekran. Një qytet. Netë vere nën yje.

8 vite inovacion

Çdo vit përmirësojmë gjithçka për një eksperincë unike.

OpenAir 2023

Ne vitin 2023 u shitën 17'580 bileta me një kapicitet prej 300 puftesh. Ishte një eksperiencë më e mirë për të gjithë pasi lokacioni i ri ishte më i mirë, ekrani u investua më cilësor, dysheqet, ambienti u organizua më i bukur, qetësia e pemëve krijonë një kinema me audio shumë më të mirë outdoor, u implementuan më shumë lojra etj.

0

Vite Eksperincë

0

Filma në sezon

0

Pufte

0

Bileta në muaj

Open Air Tirana

Qëllimi ynë

  • Ofrimi i një alternative ndryshe për qytetarët e Tiranës, e një eksperience perëndimore.
  • Rikthim i vëmendjes tek një zonë e qetë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial Tiranë.
  • Aktivitete Rekreative dhe Kulturore Outdoor.
  • Promovim i artistëve të rinj Shqiptarë.
  • Nxënia e një kulture perëndimore tek qytetarët e Tiranës.
  • Promovimin e Kinemasë Verore në Tiranë.

Open Air Tirana

Çfarë ka?

* Sunset Music
Përpara fillimit të filmit në Open Air Tirana ka muzikë për të shijuar perëndimin e diellit dhe muzgun.
* Pije & Ushqime
Burgers, Hot Dogs, Finger Food, Ice Cream, Cocktails etj.
* Lojrat
Darts, Beer Pong, Card Games etj.
* Filmat
Filma të projektuar në ekran të madh si dhe atmosferë e ngrohtë me dritat e verdha.
* Pamja
Shtrirë në puftet tona mund të shijohet dhe pamja që nata ofron. Një qiell plot me yje.

x